Kjo gjë ndodhi për herë të parë në Premier Ligë
Java e 35-të në Premier Ligë pati befasi të shumta. Humbja e Manchester United nga Evertoni 4-0 ishte surpriza më e madhe.
Megjithatë këtë javë nuk zhgënjyën vetëm ‘djajtë’. Tottenhami humbi nga Manchester City 1-0, Arsenali u mposht nga Crytal Palace 3-2 dhe Chelsea barazoi me Burnleyn 2-2.
Ishte hera e parë në këtë edicion të Premier Ligës që asnjë nga këto 4 skuadra nuk arritën fitore brenda një xhiroje.
Spurs, Man Utd, Arsenali dhe Chelsea po luftojnë për një vend në Champions League edicionin e ardhshëm dhe gara është shumë interesante dhe e ngushtë. /Indeksonline/