75 Mall Live Search
22:12 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Kjo grua bën masazhe relaksuese me thonjët më të gjatë në botë!

Kjo grua në Rusi ka thyer rekordin për gjatësine e thonjëve.

Ajo i ka rritur thonjët për katër vite rreshtë me ç’rast ka thyer edhe rekordin për rritjen e tyre deri në gjatësinë e 11,93 cm. shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Blogerja Elena Shilenkova kishte vënë bast me një mike të saj se mund t’i rris thonjët në një gjatësi të caktuar.

Ajo iu përkushtua bastit dhe jo vetëm që e fitoi por edhe theu rekordin kombëtar në Rusi.

Gruaja nga Shën Petersburgu është duke fituar para nga videot e saj ku tregon se si ajo kujdeset për thonjët e saj.

Ajo gjithnjë ka mbajtur thonjë të gjatë që nga koha kur ka qenë adoloshente./Indeksonline/