17:51 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kjo grua synon ta udhëheqë Rusinë

Personaliteti i njohur i televizionit rus Ksenia Sobchak, tha të mërkurën se planifikon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Sobchak, e cila është përshkruar nga revista Vogue si versioni rus i Paris Hilton dhe poashtu është vajza e ish-këshilltarit të Putinit, tha se kishte vendosur të garonte për shkak se ishte lodhur nga politikanët e njëjt, që konkuronin çdo herë.

“Vendosa ta ushtrojë të drejtën time për të kandiduar, sepse unë jam kundër të gjithë atyre (kandidatëve) që në çdo zgjedhje ushtrojnë këtë të drejtë,” tha ajo.

“Kur unë isha 18 vjeçare dhe studioja në universitet, Vladimir Putin u bë president i Rusisë. Imagjinojeni, tani fëmijët që kanë lindur atë vit do të shkojnë dhe do të votojnë vetë këtë herë”, shtoi Sobchak.

Sondazhet e fundit tregojnë se Putin, i cili ka dominuar politikën ruse për gati dy dekada, do të fitojë bindshëm edhe në zgjedhjet e ardhshme./AktivPress