10:56 / E Diele, 10 Shtator 2023 / AR

Kjo ish-banore e “BBV” do jetë konkurrente në ‘Dancing with the Stars’

Juliana Nura do të jetë konkurrente në ‘Dancing with the Stars Albania 2”. Ky lajm vjen i konfirmuar nga “Prive’, të cilët raportojnë se modelja dhe trajnerja e fitness-it, prej disa kohësh është zhvendosur në Tiranë, për të qenë e gatshme për të marrë në prova sa herë që duhet.

Kujtojmë se prej disa kohsh në media janë përfolur për emrat e ndryshëm që do të jenë pjesë e këtij show, por emri i Julianës asnjëherë nuk u lakua.

Duke marrë parasysh energjinë e saj, mendojmë se do ‘shkëlqejë’!