75 Mall Live Search
21:23 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kjo ishte banka rezervë fenomenale e Juventusit

Juventus kanë qenë jashtëzakonisht aktivë në afatin kalimtar, i cili është ende i hapur në kontinent.

Kampionët italianë panë legjendën Andrea Barzagli në pension, huazimi i Martin Caceres mbaroi dhe ata ia shitën Joao Cancelo Manchester City, Leonardo Spinazzola dhe perspektivës, Moise Kean.

Juve reagoi në ato largime duke sjellë në klub ish-kapitenin e Ajaxit, Matthijs de Ligt për rreth 75 milion € si dhe Danilo, Merih Demiral, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey.

Juventus arriti të shënojë fitore minimale 0:1 në udhëtim tek Parma, falë golit të Chiellinit, ndërsa vëmendjen e rrëmbeu banka rezervë e Juventusit, e cila ishte aq e fortë sa edhe startuesit, shkruan Indeksonline.

Buffon, De Ligt, Dybala, Mandzukic e Rabiot janë vetëm disa nga lojtarët që ishin në bankën rezervë të “Zonjës së Vjetër” në duelin e sotëm./Indeksonline/