Kjo ishte festa e Ancelottit dhe futbollistëve të Realit pasi fituan titullin e Kampionit (VIDEO)

Real Madridi zyrtarisht është kampion i ri i La Ligas.
“Los Blancos” shënuan fitore 3:0 ndaj Cadizit më herët sot, kurse humbja 4:2 e Barcelonës nga Girona ka bërë që matematikisht madrilenët të fitojnë titullin e kampionit.
E menjëherë pas vërshëllimës së fundit në ndeshjen Girona-Barcelona, festa e madh shpërtheu në kryeqytetin spanjoll.
Ishte pikërisht trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti i cili nisi festën me lojtarët e tij.