75 Mall Live Search
23:55 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / G T

Kjo ishte festa e futbollistëve në dhomat e zhveshjes, Sylvinho hipi mbi tavolinë për t’i thënë disa fjalë…!

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe ndaj Serbisë me rezultatin minimal 0:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi Rey Manaj në minutën e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline

Në dhomat e zhveshjes ishte një atmosferë fantastike, me këngë shqipe.

Trajneri Sylvinho hipi mbi tavolinë për t’i thënë disa fjalë, por s’e lejuan lojtarët – pasi aty nisi festa e çmendur.

Kujtojmë që me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 11 pikëve./Indeksonline/