75 Mall Live Search
20:30 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / AR

Kjo ishte fjala e parë e Madonnës pasi u zgjua nga koma

Ikona e popit Madonna aktualisht do të përformojë në pesë koncerte të shitura në Los Anxhelos si pjesë e turneut të saj “Celebration World Tour”. 

Në koncertin e saj të parë të martën, mbretëresha e popit u emocionua dhe u tregoi fansave për përvojën e saj pranë vdekjes verën e kaluar. Pasi pësoi një infeksion bakterial, Madonna ishte në koma për katër ditë, transmeton Indeksonline.

Fjala e saj e parë kur u zgjua ishte “Jo”, thotë ajo në skenë në Kia Arena në Los Angeles. Ajo ishte e sigurt se Zoti e kishte pyetur nëse donte të shkonte me të dhe ajo refuzoi.

Mbretëresha e Pop-it i lejon fansat e saj të shikojnë edhe më thellë dhe tregon se si është ndjerë realisht pas kësaj kohe. 

Të luash një shfaqje të tillë çdo natë nuk është fizikisht e vështirë. Përkundrazi, është një përpjekje emocionale, thotë Madonna. “Unë me të vërtetë po ju tregoj historinë e jetës sime këtu.”/Indeksonline/