08:18 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kjo ishte golashënuesja e parë, në stadiumin e ri Kombëtar

Mbrëmë në stadiumin e ri Kombëtar në Tiranë u zhvillua sfida midis Vllaznisë dhe Apolonise e vlefshme për Kampionatin e Femrave, e cila shërbeu edhe si test për impiantin modern, në prag të sfidës ndaj Francës.

Golin e parë në stadiumin e ri Kombëtar, e shënoi futbollistja e Vllaznisë, Arbiona Bajraktari në minutën e 78-të. Kujtojmë se Bajraktari është pjesë edhe e ekipit Kombëtar të Femrave.

Skuadra shkodrane nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 80-të dyfishoi rezultatin me anë të Esi Lufos! Pas një goditje fantastike të Megi Doçit nga afro 35 metra, topi u përplas në traversë, teksa Lufo e shtyu drejt rrjetës nga fare pranë vijës fatale.