75 Mall Live Search
15:05 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kjo ishte ndeshja më e mirë kohëve të fundit në futbollin kosovar

Përballja mes Dritës dhe Lirisë padyshim që është një nga më të mirat në vitet e fundit në futbollin kosovar.

Plot gola, rikthime në rezultate e futboll të bukur u pa në këtë ndeshje.

Drita u duk se do të arrijë fitore të lehtë kur shënoi dy gola me anë të Bujar dhe Xhevdet Shabanit.

Por Sefa në fund të pjesës së parë e rikthej Lirinë në epërsi. Gërbeshi me të startuar pjesa e dytë shënoi përsëri për Dritën për 3-1.

Megjithatë, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe për pesë minuta Magani arriti në fund të ndeshjes të shënoi dy herë për 3-3.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Xhevdet Shabani u bë hero i Dritës për fitoren e madhe 4-3./Indeksonline/