75 Mall Live Search
20:21 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / G T

Kjo ishte nota e Edon Zhegrovës kundër Atalantas, një nga më të mirët

Skuadra e Juventusit nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Atalantas, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serie A.

Nota e Zhegrovës në sajtin “Sofascore” është 7.6, që ishte një nga lojtarët më të mirë të Juventusit në barazimin 1:1 ndaj Atalantas, shkruan Indeksonline

Lojtari i Kombëtares së Kosovës luajti 26 minuta, preku 39 herë topin, bëri një goditje drejt portës, bëri 16 pasime të sakta, fitoi shtatë duele dhe dribloi kundërshtarët gjashtë herë.

Kjo ishte ndeshja e tretë e Zhegrovës me Juventusin që mbyllet me shifrat e barabarta./Indeksonline/