75 Mall Live Search
17:27 / E Diele, 22 Janar 2023 / AR

Kjo iu ka ikur/ Fytyra ‘dhe’ e Andit kur Atdheu hyn në “BBVK” (video)

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani është pjesë e “BBV Kosova” që nga dita e parë e nisjes së transmetimit të këtij reality show.

Ndërsa, të premten brenda këtij formati iu bashkua edhe një ish-konkurrent tjetër, Atdhe Xheravina.

Përkundër që kanë pasur raporte të mira gjatë qëndrimit në emisionin e dashurisë, gjatë hyrjes në shtëpinë e famshme te Atdheut, u vërejt qartë një detaj.

Ata vetëm i dhanë dorën njëri-tjetrit teksa hodhën një shikim injorues.

Duket se raportet e tyre qenkan prishur aq keq, saqë nuk kanë ndenjur fare bashkë.

Për raportet e krisura kanë folur edhe ata por duke mos dhënë detaje.

Mbetet të shihet nëse në “BBVK” mund të ftohen gjakrat dhe të vazhdoj miqësia e tyre./Indeksonline/