75 Mall Live Search
16:46 / E Martë, 29 Qershor 2021 / AR

Kjo kategori e personave mund të aplikojë tani për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se terminët për vaksinim tashmë mund t’i bëjnë edhe qytetarët mbi 55 vjeç.

Sipas MSH-së, aplikimin mund ta bëjnë edhe personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësorë, mësimdhënësit, Forcat e Sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës e zjarrfikësit.

Ndërsa, mundësinë për ta marrë vaksinën do ta kenë edhe ata që për të udhëtuar jashtë vendit kanë kusht vaksinimin.

Njoftimi i plotë:

Caktimi i terminit  për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) është i mundur për:

•       Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare

•       Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe

•       Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit

•       Qytetarët të cilëve i’u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.