09:39 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Kjo kategori, sjellë ‘telashe’ në zbatimin e Qeverisë “Kurti”

Institucionet e sigurisë janë gati që ta përfillin urdhëresën e qeversië “Kurti” për ndalimin e lëvizjes për qytetarët nëpër rrugë.

Megjithatë, në ditën e parë të këtij vendimi, personat me asistencë sociale janë duke pritur në rradhë të gjata për t’i marrë dy pagesat.

E, kjo, pritet që t’i sjellë “telashe” organeve të sigurisë.

Më  poshtë, Indeksonline ua sjellë disa pamje nëpër qytete të ndryshme.

Vendimi i Qeverisë:

Nga ora 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).