Kjo këngëtare është mbështetja e fortë e Kim Kardashian-it

Pas një martese 6 vjeçare, Kim Kardashian dhe Kanye West kanë vendosur t’i japin fund historisë së tyre të dashurisë.
Ata kanë nisur procesin e divorcit në muajin shkurt të këtij viti, transmeton Indeksonline.

Dyshja janë ndarë prej kohësh dhe thuhet se nuk kanë pasur intimitet.
Për ta kaluar këtë situatë më lehtë, Kim po merr mbështetje nga një këngëtare.
Ajo është Adele e cila u zbulua se është më e afërta me Kimin gjatë kësaj periudhe të ‘krizës’./Indeksonline/
