22:29 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020

Kjo klinikë është më e ngarkuara me pacientë pozitiv COVID19

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar sot se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar gjithsej 160 pacientë.

Ndërkaq 100 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 8 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 7 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 94 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Në klinikat e QKUK po trajtohen 106 pacientë, 55 në Klinikën Infektive, 42 në Klinikën e Pulmologjisë, 8 në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv dhe vetëm 1 pacient në Klinikën e Pediatrisë.

Ndërkaq në spitalet e Kosovës, më së shumti pacientë po trajtohen në Spitalin e Prizrenit gjithsej 19, në Spitalin e Gjilanit 16, në të Pejës 12 si dhe në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 9 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 46 raste të reja me koronavirus, 62 pacientë janë shëruar, ndërsa nuk është raportuar për viktima.