22:29 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / Blerim

Kjo Kombëtare e njohur, fiton tre pikë në tavolinë

UEFA ka vendosur se Rumania ka fituar 3-0 në tavolinë ndaj Norvegjisë.

Kombëtarja rumune ka fituar tri pikëshin në tavolinë pasi, skuadra norvegjeze nuk ka mundur dot të udhëtojë për arsye të udhëzimit të Autoritetit Sanitar pasi mbrojtësi Elabdellaui rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ndeshja ishte e planifikuar të luhej për Ligën e Kombeve ditët e fundit, dhe tani Federata Norvegjeze e Futbollit ka 5 ditë për ta apeluar.

Ka të ngjarë që i njëjti vendim do të mbërrijë edhe për Zvicër-Ukrainë, edhe pse nëse në atë rast të përzgjedhurit e Shevçenkos nuk u paraqitën në fushë për shkak të Autoriteteve Shëndetësore zvicerane.