23:40 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kjo komunë e Kosovës jep tender për t’i shëtitur punëtoret e administratës për 8 mars

Kuvendi Komunal i Klinës është treguar i kujdesshëm sa i përket festës së 8 marsit.

Lidhur me këtë, kjo komunë ka nënshkruar një kontratë e cila parasheh një vizitë në Strugë dhe anasjelltas për punëtorët e administrates.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: Transport Kline- Strug dhe anasjelltas , akomodim ne hotel , ushqim mengjes + darka dhe Sheti ne Oher , Pogradec dhe Shkup.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 1.800,00 euro, porse e njëjta është finalizuar për 1.375,00 euro, shkruan Indeksonline.

Tutje, bëhet e ditur në kontratën e publikuar nga prokurimi se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 1.504,50. /Indeksonline/