75 Mall Live Search
15:37 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Kjo komunë e Kosovës ndanë 950 euro për familjarët e personave që vdiqën nga Covid19

Kohët e fundit, dukshëm është rritur numri i të infektuarve me Covid-19, në vendin tonë.

Është Komuna e Dragashit, ajo e cila së fundi ka marrë vendimin për të ndihmuar financiarisht, personat që kanë dalë pozitivë me Covid-19, si edhe  familjarët e ngushtë të personave të vdekur.

Sipas njoftimit, shuma e përgjithshme është 120 mijë e 860 euro, transmeton IndeksOnline.

“Për personat e shpallur me SARS Cov2 nga IKSHPK-ja shuma e subvencionimit do të ndahet proporcionalisht në bazë të aplikacioneve dhe buxhetit.

Për familjarët e ngushtë të personave të vdekur me SARS CoV2, shuma e subvencionimit do të jetë 950 euro”, thuhet në njoftim.

No description available.

Tutje, bëhet me dije se afati i fundit për është data 15.12.2020.

Ndryshe, gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 561 raste, derisa 11 të tjerë kanë vdekur. /IndeksOnline/