23:17 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kjo lagje e Prishtinës e rrethuar nga qentë endacak [Foto]

Qentë endacak edhe më tutje po vazhdojnë që të shëtisin lirshëm në hapësira të ndryshme dhe jo rrallë herë shohim edhe në vendet më të papërshtatshme.

Kësisoj, disa nga ta shpesh shihen edhe në rrugët e Prishtinës, konkretisht në lagjen “Arbëria”.  Një lexues i Indeksonline ka dërguar fotografi në redaksi ku sot ka parë disa prej tyre teksa janë ‘strehuar’ në rrugë.

E, kjo padyshim paraqet shqetësim tek banorët, duke bërë kështu që të njëjtit  të rrezikohen.

Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës kishte ndarë për këtë çështje 1.3 milionë euro për kujdesin dhe trajtimin e tyre./Indeksonline/

Më poshtë shikoni foton: