23:08 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

Kjo lagje në Prishtinë, mbi 10 orë pa ujë

Në kohë pandemie, madje në fillim të stinës së ftohtë të dimrit, banorët në Prishtinë, kanë reduktime të ujit.

Një banor ka thënë për IndeksOnline se që nga ora 13:00 nuk kanë ujë, derisa janë tejet të shqetësuer.

“Ka 10 orë që jemi pa mujë në lagjën Mati 1”, ka thënë ai.

Ndërsa nga Ujësjellësi Rajonal Prishtina, thonë se është duke vazhduar sanimi i ujit me diametër fi 600 mm në lagjën “Bregu i Diellit” dhe rruga “Xheladin Hana”.

‘Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit bashkë me menaxhimin teknik janë në vendngjarje.

Natyra e dëmtimit është e ndërlikuar. Puna e tyre në sanim, me përkushtim të jashtëzakonshëm. Shpresojmë që sa më shpejtë të realizohet suksesshëm sanimi i defektit. Në të njejtën kohë, kërkojmë mirëkuptim” ka thënë kjo kompani për media./Indeksonline