19:58 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kjo makinë tentoi ta kalojë shpejtësinë e Bugattit

Një muaj më parë, Bugatti vendosi rekord për shpejtësinë për 0-400km/orë-0 duke e arritur këtë për vetëm 41.96 sekonda.

Në tre javët e fundit të gjithë në autoindustri folën për rekordin e ri të shpejtësisë dhe kompania franceze madje e solli Chironin rekordthyes në panairin e Frankfurtit.

Megjithatë, në të njëjtën periudhë Koenigsegg punoi pa zhurmë dhe tani ka paralajmëruar se një rekord i ri do të vijë nga modeli i ri i kompanisë, që duket se do të jetë Agera RS.

Koenigsegg tashmë ka disa rekorde në emrin e vet, përfshirë edhe rekordin për shtegun e Spacircuit, 0-300km/orë-0 dhe disa të tjerë. Prodhuesi i njohur tash premton se do të shohim edhe një rekord të ri.