75 Mall Live Search
13:40 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / OSH

Kjo meteorologe ‘u detyrua’ të bëjë parashikimin e motit me bebin e saj në krahë

Meteorologia Rebecca Schuld, e cila raporton parashikimin e motit në CBS 58 News ka punuar si një pjesë e mirë e botës gjatë pandemisë: nga shtëpia.

Që do të thotë, i duhej të dilte drejtpërdrejt për të folur rreth temperaturave ndërkohë që kujdesej për bebushen e saj, vetëm 13 javëshe.

Meteorologia mbante në krahë të voglën ndërkohë që fliste për motin, por çfarë ka bërë xhiron e botës është reagimi i bebit të quajtur Fiona.

Sikur ta dinte që mamit i duhej të dilte në ekran, bebushja ia doli të qëndronte si profesioniste pa u grindur asnjë sekondë, ndonëse sapo ishte zgjuar nga gjumi.

“Më ndanin vetëm disa minuta nga puna dhe bebi u zgjua. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta merrja me vete dhe të dilnim të dyja. Producenti më pa pak çuditshëm, por unë isha shumë e sigurtë sepse e dija si do të sillej ajo. Sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe ishte e lumtur. Isha e bindur!”- tregon Rebecca.