15:16 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Kjo ndeshje në La Liga po pritet si një luftë mes tifozëve

Derbi i Andaluzisë mes Sevillës e Betisit po pritet si një luftë e vërtetë mes dy ekipeve rivale. Në fakt janë tifozët e të dy skuadrave që kanë nisur një luftë të nxehtë para kësaj ndeshje.

Mbrëmë kanë ndodhur rrahje të mëdha mes grupeve të dy tifozerive. 24 persona janë arrestuar pasi mbrëmë janë përgjakur duke u rrahur në rrugët e qytetit.

Policia ka konfiskuar mjetet të ndryshme, si thika, shkopinj, sëpata e sprej.

Zyrtarët e të dy skuadrave kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi që janë të vetëdijshëm se mund të ketë dhunë edhe gjatë ndeshjes që zhvillohet sot në orën 20:45./Indeksonline/