17:48 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Kjo nënë për pak sa nuk pësoi sulm në zemër kur pa që qumështi i gjirit të saj kishte ngjyrë trëndafili … (Foto)

Një nënë gjidhënëse për pak sa nuk pësoi ‘sulm në zemër’ kur pa që qumështi i saj i gjirit kishte marrë ngjyrën e një trëndafili të ndritshëm.

Gruaja australiane, po ushqente vajzën e saj 16- muajshe kur pa që qumështi i saj kishte ngjyrë tjetër u alarmua, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Ajo ishte shumë e shqetësuar por pastaj e kuptoi se qumështi e kishte kthyer ngjyrën e pazakonte pasi që ajo kishte ngrënë një sandviç sallatë që përmbante panxhar dhe një lëng që përmbante perimet ngjyrë vjollcë.

Në këtë mënyrë edhe urina e vajzës së vogël kishte marrë thuajse ngjyrë të njejtë, ngjyrë trëndafili.

Më pastaj ajo e kuptoi se dreka e saj e madhe e panxharit kishte ndikur në ngjyrën e gjirit të saj.

“Sot kam ngrënë një pjesë të madhe të panxharit dhe ky ishte rezultati përfundimtar. Derisa e mësova arsyen për pak sa nuk pësova sulm në zemër”, ka shkruar ajo krahas fotografisë./Indeksonline/

Janë shumë ushqime të ndikojnë në ngjyrën e qumështit të gjirit, si për shembull: panxhari, karrota, kungujt, zarzavate me gjetje dhe algat e detit.