’’Kjo ngjarje ka ndryshuar jetën tonë, ka ndikuar edhe tek fëmijët’’, Gazetari Selimi në fjalën përfundimtare rrëfehet para Gjykatës për të bëmat ndaj tij

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, është mbajtur fjala përfundimtare ndaj të akuzuarit Arsim Limani, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj gazetarit te RTK-së, Alban Selimi.
Para trupit gjykues, Selimi ka dhënë versionin e tij përfundimtar për gjithë rastin.
Ai ka kërkuar nga Gjykata dënim maksimal për të dyshuarin për rastin ndaj tij.
’’Asnjëherë nuk kam heshtur kundër krimit të organizuar, falsifikimeve, fajdeve, korrupsionit, drogës e dukurive të tjera që kanë sulmuar shoqërinë demokratike’’.
’’Unë, bashkëshortja, fëmijët dhe prindërit e mi, kemi kaluar një vit jashtëzakonisht të rëndë dhe traumatik pas këtij sulmi që mund të kishte pasoja fatale’’
’’Ky sulm ka ndryshuar jetën tonë, e ka ndikuar edhe tek fëmijët’’.