Kjo nuk pritej, Wenger sugjeron të përfundoj tani sezoni në Premier Ligë

Edhe Premier League pyet veten në lidhje me mundësinë për të rinisur sezonin e ndërprerë për shkak të Coronavirus. Mendimet e drejjtuesve të futbollit anglez janë të kundërt.
Për shembull, presidenti i FA, Greg Clarke, ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me mbylljen e sezonit, ndërsa zëvendëspresidenti i West Ham, Karren Brady, ka shkaktuar shumë polemika kkur ka pyetur nëse ky sezon nuk duhej anuluar.
Një mundësi kjo e fundit që është kundërshtuar nga Arsene Wenger. Ish-trajneri i Arsenal-it, tani në drejtim të zhvillimit global të futbollit te FIFA, ka shprehur mendimin e tij për talkSPORT: “Besoj se prioriteti për Premier League tani ëshhtë të përfundojë sezonin. Besoj se ndoshta do të lluhet deri në fund të qershorit, por është e domosdoshme që të bëhet një zgjedhje kaq drastike”.