75 Mall Live Search
08:29 / E Diele, 11 Prill 2021 / Blerim

Kjo nuk u pa në TV – Del video kur Messi dridhej nga i ftohti

Mbrëmë u zhvillua ‘El Clasico’ e 246 me radhë ndërmjet Realit dhe Barcelonës.

Ky takim përfundoi me rezultatin final 2:1 në të mirë të mbretërve, shkruan IndeksOnline

Ndeshja ishte me plotë tension, ku kishte edhe karton të kuq.

Me të kuq u ndëshkua Casemiro në minutat e fundit të takimit.

Por, ajo se çfarë e mori vëmendjen pas kësaj ndeshje ishte gjendja e Messit në fushë i cili dridhej nga i ftohti i madh dhe shiu që binte në stadiumin ‘Di Stefno’.

Më poshtë keni momentin kur Messi dridhej nga i ftohti.