Kjo paciente këndon dhe tregon shaka gjatë operacionit (Video)
Një vajzë me emrin Sarah May Philo kishte vendosur që të qëndrojë me vetëdije gjatë operacionit për të larguar tumorin në tru që zgjati nëntë orë, transmeton Indeksonline.
“Doktorët më dhanë mundësin se nëse dëshiroja të më vënin në gjumë ose të qëndroja e zgjuar. Dëshiroja të qëndroja e zgjuar dhe të flisja që ata të mund të shihnin se cilat pjesë i kontrollonte truri im” tha Sarah.
“Fillimi i operacionit ishte shumë formal edhe në orët e para ishte shumë formal. Por gjatë mesit të operacionit, kirurgu tha ‘oops’ dhe unë thashë ‘çfarë mendon me opps? Mos e thuaj atë kur më ke hapur trurin” vazhdojë May-Philo.
“Të gjithë filluan të qeshnin- e theu akullin. Më dukej sikur isha në kafene me shoqëri” përfundoj Sarah intervistën e saj.
Tani ajo është rikuperuar nga operacioni edhe pse 15 për qind e tumorit ka mbetur ende. Ajo planifikon që të martohet vitin e ardhshëm me të dashurin e saj./Indeksonline/