75 Mall Live Search
08:38 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Kjo pije ju bën më kreativ

Sipas studimeve më të reja, çaji përmirëson dukshëm gjendjen mendore dhe e bënë atë më funksionale. Pos kësaj, konsumi i çajit rrit kreativitetin e konsumuesit.

Hulumtuesit morën për bazë pijet e nxehta që përmbajnë kafeinë dhe teaninë, në të cilat ata gjetën vigjilencë dhe vigjilencë të përmirësuar.
Sipas tyre, efekti i konsumimit të çajit shihet pak minuta pasi të përfundoni së piri atë, transmeton Indeksonline.

Në studim kishin marrë pjesë 50 studentë me moshë mesatare prej 23 vjeç. Gjysma e tyre kanë konsumuar çaj të zi ndërkaq pjesa tjetër ujë para se të fillonin të matnin kreativitetin e tyre.

Një testin e parë atyre u kërkua që të ndërtonin një objekt kreativ dhe atraktiv nga blloqet ndërtuese, ndërkaq në testin tjetër atyre u dha për detyrë të gjenin një emër për një restorant imagjinar.

Personat që kishin konsumuar çaj u vlerësuan me 6.54 , ndërsa ata që kishin konsumuar ujë u vlerësuan me 6.03. Ndërsa tek gjetja e emrit, konsumuesit e çajit u vlerësuan me 4.11 ndërsa konsumuesit e ujit me 3.78.

Kjo nxjerr në përfundim se konsumimi i çajit nxit kreativitetin ./Indeksonline/

Temat: