75 Mall Live Search
16:56 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

Kjo qytetare është zhdukur, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Numri i personave të raportuar si të zhdukur në Kosovë, vazhdon të jetë shqetësues.

Raportime të tilla ka çdo ditë si nga Policia e Kosovës, por personat e zhdukur kërkohen edhe nga grupe vullnetare të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Ridvan Tahiri, një nga qytetarët i cili tashmë njihet për punën e tij vullnetare në kërkim të personave të zhdukur, së fundmi përmes një postimi në FB ka bërë apel që të ketë mobilizim për kërkimin dhe gjetjen e një gruaje e cila është raportuar si e zhdukur.

Tahiri ka dhënë edhe detjae në lidhje me të zhdukurën.

Vemendje!!

Person i humbur.

Emri: Rukija
Mbiemri: Kajoviq
Mosha: 60 vjeq
Gjinia: Femer
Kombesia: Boshnjake

Lokacioni i kerkimit regjioni i pejes.
Vullnetaret po sa pranuan dhe konfirmuan zhdukjen e saj,nga familjart e saj.
Operacioni do fillon sonte pasi te marrim leje nga organet kopetnce.
Personi ne fjal vuan nga semundje me harres,nuk paraqet rrezik per askend.

Lutem gjith ata qe kan ndonje info te na lajmrojn.