Kjo rrugë sonte do të jetë e bllokuar për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sonte prej orës 23:00 deri në orën 3:00, rruga nga fshati Lum i Madh, deri në fshatin Maxhunaj, do të jetë e bllokuar për qarkullim.
Arsyeja e këtij bllokimi është për shkak të punimeve në asfaltimin e përkohshëm, raporton Indeksonline.
“Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të shfrytëzoni Rrugën alternative Regjionale R220: Mitrovicë – Frashër – Bukosh – Druar – Mihajliç – Prilluzh ose Obiliq dhe anasjelltas”, njofton MI.