75 Mall Live Search
09:26 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / G T

“Kjo s’duhet të ndodhë”, Granit Xhaka tejet i nervozuar pas humbjes ndaj Liverpoolit

Skuadra e Liverpoolit vazhdoi me fitore në UEFA Champions League dhe në raundin e katërt mposhti thellësisht 4:0 kampionin e Bundesligas, Bayer Leverkusenin.

Granit Xhaka, futbollisti i Kombëtares së Zvicrës pas ndeshjes dha një deklaratë, ku u shpreh tejet i zhgënjyer me paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij, shkruan Indeksonline

E vetmja gjë që i ka mbetur yllit të Natit është zhgënjimi.

“Nuk mund ta dominosh Liverpoolin për 90 minuta, ne e dinim këtë. Por, ne po marrim gola të lehtë, kjo s’duhet të ndodhë, sidomos në këtë nivel”, u shpreh i zhgënjyer Granit Xhaka për Amazon Prime Video

“Çdo humbje dhemb. Por ne jemi në këtë nivel për të luajtur kundër më të mirëve”, vazhdoi më tej futbollisti shqiptar

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka grumbulluar shtatë pikë në katër ndeshjet e para të UEFA Champions League./Indeksonline/