12:41 / E Martë, 05 Prill 2022 / AR

Kjo shenjë e horoskopit e vuan më shumë se kushdo zhgënjimin në dashuri

Kapërcimi i një zhgënjimi në dashuri nuk është diçka aq e lehtë sa mendojnë shumë njerëz, sidomos kur vjen nga dikush që do ‘të jepte jetën’ për ty.

Megjithatë, ekziston një shenjë e zodiakut që vuan shumë më tepër për këtë, duke e mbajtur dhimbjen me vete për shumë kohë.

DEMI

Personat e kësaj shenje janë shumë të fortë, por bëhen aq të brishtë gati-gati fëmijë kur tradhtohen në një histori dashurie. Kjo shenjë mund të mos i tregojë qartë ndjenjat e veta, por e gjitha kjo bën që të traumatizohet dhe t’i duhet shumë kohë për të kapërcyer këtë ndjenjë kaq delikate. Nuk e harrojnë tradhtinë sepse besojnë se kështu sigurohen që s’do t’u ndodhë përsëri.

Demi gjithmonë i sheh gjërat nga këndvështrimi personal, gjë që bën që pritshmëritë e tij të jenë jashtëzakonisht të larta. Si të tilla, zhgënjimet kthehen në ‘dështime’ të mëdha për ta. Kjo përfundon duke e marrë shumë seriozisht këtë dhimbje që i shoqëron për muaj apo edhe për vite.