Kjo shenjë në frymëmarrje ju tregon për presionin e lartë të gjakut
Presioni i lartë i gjakut është një gjendje serioze që mund të prekë secilin.
Shkaku kryesor i shtypjes së lartë të gjakut lidhet kryesisht me mënyrën e jetesës. Faktorët tjerë përfshijnë moshën, racën, obeziteti, stresi dhe gjenet.
Shenjat e presionit të lartë është me rëndësi që të vërehen pasi mund të jenë shpëtues.
Frymëmarrja juaj preket nga tensioni i lartë dhe nëse vëreni se po ju zihet fryma atëherë kjo është një shenjë se jeni në rrezik, transmeton Klan Kosova. Pasja e frymëmarrjeve të shkurtra pas ca ushtrimeve të lehta mund të jetë simptomë.
Simptoma tjera mund të jenë:
- Dhimbjet në gjoks
- Dhimbje barku
- Ethe të larta
- Dhimbje koke