Kjo shkollë në Kosovë u ndërtua nga ish-futbollisti më i mirë në botë
Lufta e fundit në Kosovë e kishte bërë Gjakovën “shkrumb e hi”, duke shkatërruar pothuajse gjithçka që kishte mbi tokë, shtëpi, ndërtesa e shkolla.
Në ndihmë të nxënësve gjakovar doli atëherë futbollisti më i mirë në Botë, Luis Nazario De Lima Ronaldo, shkruan Indeksonline.

Sapo kishte fituar “Topin e Artë”, në kohën kur vishte fanellën e Interit, braziliani vizitoi Kosovën dhe qytetin e Gjakovës.
“Fenomeni” dha një donacion për ndërtimin e shkollës “Mustafa Bakija” në qytetin e Gjakovës.
Ai u prit nga shumë tifozë dhe nxënës gjatë vizitës në Kosovë derisa ishte nën përcjellje të forcave të KFOR-it italian. /IndeksOnline/