75 Mall Live Search
20:48 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kjo skuadër nga Superliga nuk ka arritur ende të shënojë këtë sezon

Superliga e Kosovës në futboll ka 6 javë që ka filluar sezonin e ri.

Por, edhe pse kanë kaluar 6 xhiro, ekipi nga Klina, Dukagjini nuk ka arritur të shënojë gol.

Dukagjini gjendet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm një pikë të cilën e ka arritur në xhiron e parë ndaj Ballkanit, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes së parë ekipi nga Klina dështoi të fitojë, barazojë ose të shënojë ndaj Dritës (0:4), Flamurtarit (2:0), Ferizajt (0:1), Feronikeli (0:2), Prishtinës (2:0)./Indeksonline/