Kjo statistikë e Granit Xhakës nuk do t’iu pëlqejë fansave të Arsenalit
5. Është numri i gabimeve që kanë çuar direkt në gola të Premier League për Granit Xhakën. Kjo statistikë vlenë nga sezoni 2017-18 e deri më sot.
Askush në Ligën Premier nuk ka arritur një statistikë të tillë e lojtari më i afërt me një statistikë të tillë është kolegu i tij në Arsenal, Bernd Leno, i cili ka gabuar plot 3 herë, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes së djeshme kundër West Ham të cilën skuadra e Arsenal e humbi me rezultat 1-0, Xhaka është vënë në shënjetër të kritikave nga fansat e klubit, të cilët nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij dhe kërkojnë të lihet në stol për shkak të paraqitjeve katastrofale me klubin londinez.

Arsenal gjendet në poziten e 5-të me 41 pikë të tubuara, 6 pikë më pak se vendi i 4 që qon direkt në garat e Champions League, dhe 3 pikë më shumë se Manchester United që sot zhvillon ndeshjen e javës së 22-të kundër Tottenham Hotspur./Indeksonline/