75 Mall Live Search
14:12 / E Martë, 29 Qershor 2021 / Blerim

Kjo treshe mund t’i mungojë Gjermanisë sot kundër ‘Tre Luanëve’?!

Kombëtarja e Gjermanisë sot luan super ndeshjen e 1/8 së finales në EURO20 kundër Anglisë.

Po raportohet se Joachim Low mund t’i ketë tri mungesa të mëdha për ndeshjen e sotit që nis nga ora 18:00 dhe luhet në stadiumin londinez ‘Wembley’, shkruan IndeksOnline

Bëhet fjalë për treshen: Ilkay Gundogan, Antonio Rudiger dhe Robin Gosens.

Tre lojtarët kanë disa probleme shëndetësore – të cilët kanë bërë analizat e tyre të gjakut dhe ende nuk dihet nëse janë të gatshëm për takimin kundër ‘Tre Luanëve’.

Në anën tjetër, Anglia pritet t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, përfshi edhe Mason Mount dhe Ben Chilwell – të cilët ishin të izoluar pas kontaktit me Billy Gilmour./IndeksOnline/