Kjo vajzë bukuroshe, sot është personalitet i njohur

Adelina Emini është një nga zërat me të veçantë të muzikës shqipe.
Megjithatë, ajo nuk i ka kushtuar shumë kohë muzikës kohët e fundit, për shkak se është e angazhuar me diçka të jashtëzakonshme.
Përveç talentit në muzikë, Adelina është “e zonja” edhe në studime, duke u bërë kështu ndër studentet e rralla që po kryejnë doktorratën me bursë të fituar në Universitetin Shtetëror të Floridas, në degën e biznesit.
Adelina, duket se është ndjerë nostalgjike për fëmijërinë e saj, duke ndarë së fundmi një fotografi simpatike të vetes, kur ishte e vogël.
Një “emoji” duke buzëqeshur ka mjaftuar të jetë në fotografinë që nuk ka nevojë për përshkrim.
E zellshme duket edhe në fotografi, në të cilën ajo është duke bërë detyrat e shtëpisë.

