Kjo video dëshmon që Messit nuk i interesojnë fare statistikat individuale
Lionel Messi tani është favoriti kryesor në listë për të fituar Topin e Artë 2019, pas një fillimi spektakolar në vitin kalendarik.
Kapiteni i Barcelonës tani ka 45 gola në të gjitha garat këtë sezon – nga vetëm 42 ndeshje – dhe frymëzoi ekipin e tij për kualifikim në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma, shkruan IndeksOnline.
Por sa shumë interesohet Messi për statistikat?
Një video që po qarkullon në Tëitter, ku gazetari i tregon atij se shënoi hetrikun e tij të 50-të pas fitores 4-2 të Barcelonës ndaj Sevillës në muajin shkurt, shfaq Messin e pa interesuar për statistikat e tij mbresëlënëse.
Sic tregon kjo video, ai kujdeset pak për statistikat individuale.
“A e dini që ky ishte hetriku i juaj 50-të?” pyet gazetari Messin.
“Oh, ashtu ishte?!!”, Përgjigjet ai.
“Po, tashmë 50. Unë mendoj se keni gjashtë me Argjentinën dhe pjesën tjetër me Barçën “.
Messi përgjigjet: “Po? Unë nuk e dija atë statistikë. Por mirë … tre pikë më shumë! ”