75 Mall Live Search
15:22 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / SH

Kompania e parë në botë që thyen shifrën e 5 trilionëve

Prodhuesi i çipave Nvidia është bërë kompania e parë që theu kufirin e pesë trilionë dollarëve në kapitalizimin e tregut. Rekordi u shkaktua nga një rritje prej mbi tre përqind në tregtimin e hershëm në SHBA, duke e çuar çmimin e aksioneve mbi 207 dollarë.

Vetëm në vitin 2018 Apple u bë kompania e parë në histori që arriti një vlerësim prej mbi një trilion dollarësh.

Nvidia ia detyron rritjen e saj shpërthyese në vitet e fundit kryesisht një teknologjie inteligjencës artificiale.

Ndërsa kompania prej kohësh i ka fituar paratë kryesisht me karta grafike, bumi i inteligjencës artificiale i ka shndërruar çipat me performancë të lartë të Nvidia-s në suksese të mëdha.

Këto janë të domosdoshme për trajnimin e modeleve të mëdha të inteligjencës artificiale./Indeksonline/