19:12 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / Gjelbrim

Klaksvik-Ballkani, ky është formacioni zyrtar

Me fillim nga ora 20:00, Ballkani luan ndeshjen e kthimit kundër skuadrës nga Ishujt faroe KI Klaksvik.

Ndeshja është e vlefshme për raundin e e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, shkruan IndeksOnline.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrter të klubeve.

Trajneri i klubit Kosovar, Ilir Daja, ka vendosur të luaj me formacionin 4-3-3.

Në portë do të jetë Damir Ljuljanovic, mbrojtja përbëhet nga Armend Thaçi, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi dhe Arber Potoku, në mesfushë luajnë, Edvin Kuc, Lindon Emërllahu dhe Nazmi Gripshi, ndërsa në sulm do të jetë treshja, Meriton Korencia, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani./IndeksOnline/

Më poshtë formacioni zyrtar i të dyja skuadrave: