75 Mall Live Search
23:37 / E Shtunë, 29 Korrik 2023 / MSH

Klas dhe spektakël, Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit

Skuadra e Barcelonës ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit në ndeshjen miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Golin për 1-0 e shënoi Ousmane Dembele në minutën e 15’të.

Anësori francez realizoi pas një super aksioni të ndërtuar nga Gundogan, Pedri dhe Dembele.

Vetëm shijone këtë super aksion të ndërtuar nga ekipi i Xavit.