17:13 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / Blerim

Klaudia Pepa merr surprizën më romantike për ditëlindjen e saj (FOTO)

Klaudia Pepa, balerina shqiptare ka festuar ditëlindjen e saj e cila mbush plot 28 vite, ku nuk kanë munguar edhe surprizat për të duke na bërë të gjithëve kurioz se kush fshihet pas këtyre dhuratave.

Klaudia Pepa është balerina e cila na ka bërë krenarë të gjithëve në Itali aty ku dhe po vazhdon jetën e saj.

26 tetori është një ditë mjaft speciale për atë dhe njerëzit që e rrethojnë pasi bukuroshja ka ditëlindjen dhe mbush 28 vjeç.

Epo nuk kishin si të mungonin as surprizat, dikush ka vendosur ta mahnitë Klaudian duke i zbukuruar dhomën plot tullumbace në ngjyrë rozë e të bardhë.

E lumtur, Klaudia e ka ndarë këtë detaj të bukur me ndjekësit e saj në Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që balerina merr surpriza romantike dhe ende jemi kuriozë të dimë cili është fatlumi që ka zemrën e Klaudias dhe e bën atë të lumtur.