Klaus Weiper publikon një foto të djalit të tij Nelsonit dhe Brajan Grudës, i quan “dy shqiponjat”!

Klaus Weiper, është babai i sulmuesit Nelson Weiper, që luan te skuadra e Mainz 05 në Bundesligë të Gjermanisë.
Ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale të djalit të tij dhe Brajan Grudës, shkruan Indeksonline
Ajo që bie në sytë e çdo tifozi është mbishkrimi i gjermanit.
Ai e ka cilësuar këtë dyshe si “dy shqiponjat”, duke vendosur flamurin e Shqipërisë.
Ka kohë që FSHF-ja është duke i monitoruar dy lojtarët, si Nelsonin dhe Brajan Grudën dhe nuk i dihet, të ardhmen mund t’i shohim duke bartuar fanellën “kuqezi”.
Weiper gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 12 ndeshje në Bundesligë dhe ka shënuar dy gola. Edhe Gruda ka paraqitje pozitive te Brightoni në Premier League.
Kështu, kjo dyshe do i ndihmonte shumë Shqipërisë në të ardhmen, nëse vendosin të luajnë për këtë fanellë./Indeksonline/