75 Mall Live Search
17:25 / E Diele, 23 Qershor 2024 / G T

Klauzola veç 55 milionë euro, Chelsea s’e përballon dot çmimin e më të mirit të Euro 2024

U raportua se Chelsea është futur në garë për sulmuesin anësor të Kombëtares së Spanjës, Nico Williams.

Gazetari italian, Fabrizio Romano thotë se Blutë e Londrës nuk e përballojnë dot çmimin që ka momentalisht lojtari i Athletic Bilbaos, shkruan Indeksonline

Në fakt, klauzola e lojtarit është vetëm 55 milionë euro, po ky çmim duket i lartë për klubin nga Londra, kjo për shkak të të drejtave financiare.

Williams është duke bërë paraqitje fantastike në Euro 2024 me Spanjën dhe sigurisht që është në “llupën” e shumë skuadrave të mëdha europiane.

21-vjeçari me Bilbaon sezonin e kaluar në La Liga zhvilloi 31 ndeshje, shënoi pesë gola dhe bnëri 14 asiste.

Kujtojmë që Chelsea ishte interesuar për shërbimet e anglezit, Michael Olise – por ky i fundit ka vendosur të transferohet te Bayern Munchen./Indeksonline/