09:57 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Klea dhe Elgiti ndjekin trendin e çifteve të dashuruar, ja çfarë bëjnë (Foto)

Një foto e publikuar pak kohë më parë radhazi në profilin e Klea Hutës dhe të Elgit Dodës konfirmoi më në fund ekzistencën e raportit të dashurisë mes tyre. Mendohet se ata kanë kohë që janë bashkë, teksa më parë kanë bashkëpunuar në projekte të ndryshme apo edhe janë shfaqur bashkë.

Pas kësaj fotografie ata kanë ndenjur larg rrjeteve sociale sikundër mësohemi të shohim shpesh çiftet e reja. Ndaj ajo që na ka surprizuar sot ka të bëjë me faktin se këtë herë na ka treguar një tatoo që kanë bërë për njeri-tjetrin.

Elgiti ka bërë një “K” si King dhe Klea një “Q” si Queen. Fotoja është postuar në Instagram nga vetë Elgiti. Ky tutuazh është i famshëm në të gjithë botën për çiftet e dashuruar, dhe sigurisht kantautori dhe aktorja/moderatorja duken më të dashuruar se kurrë.