19:00 / E Hënë, 04 Maj 2020 / indeksADMonline

Klea dhe Elgiti zbulojnë gjininë e fëmijës me videon më të ëmbël

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është në pritje të ëmbël. Ajo dhe Elgiti do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Gjatë kësaj periudhe moderatorja është treguar shumë aktive në rrjete sociale dhe ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur.

Së fundmi me anë të një videoje në kanalin e saj në Youtube, moderatorja ka ndarë disa momente shumë të ëmbla, si momenti kur zbuloi që ishte në pritje të ëmbël apo kur mësuan gjininë e foshnjës.

Moderatorja i ka treguar Elgitit se do të bëhen prindër të një djali në mënyrën më të bukur. Çifti ka çarë një tollumbac, nga ku kanë dalë shumë letra blu, duke zbuluar kështu dhe gjininë e bebes. Një moment kaq të bukur Elgiti dhe Klea e kanë pritur me shumë përqafime dhe puthje.