75 Mall Live Search
15:47 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / AR

Klea i dedikon fjalët më të bukura motrës

Jemi mësuar të shohim postime të Kleas për Elgitin dhe të birin, por këtë herë është një tjetër person i zemrës që ka marrë vendin e parë. Bëhet fjalë për motrën e saj, Ledian e cila ka ditëlindjen. Një urim për motrën, për gjysmën më të mirë.

“Urime sot shkojnë të gjitha për ty. Për ty që bën për këdo. Për ty që nuk përton dhe kur nuk ke fuqi. Për ty që do t’i shohësh të gjithë mirë. Për ty që fjala “dashuri pa kushte” merr kuptim. Për ty që e mban Krid më mirë se unë. Për motrën më të mirë që mund të ëndërroja, drejtoreshën, menaxheren më të mirë që mund të kisha. Krahu im i djathtë, princesha ime e vogël, e madhe që m’u rrite.Të gëzoftë shpirti gtjithmonë, jeta motrës. Të dua sa jetën time. Edhe 100”, ka shkruar Klea në “Instastory”.